Loredana bëhet brune dhe i befason të gjithë, zbulon surprizën që kishte rezervuar për fansat

Disa ditë më parë, reperja e njohur Loredana u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale. Ajo e mbylli “Instagram-in” për t’u rikthyer më pas, duke i fshirë të gjitha postimet. Kjo kishte një arsye të veçantë, pasi Loredana po promovon tashmë albumin e saj të ri.

Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time”, shkruan Loredana teksa ndau një video të albumit të saj të ri të titulluar “Medusa”. Ajo çka bie në sy nga postimet e tjera të Loredanës është ndryshimi i ‘look-ut’, pasi ajo është kthyer në brune dhe ka marrë komplimente të shumta.

View this post on Instagram

Heute 23:59!!!!!

A post shared by Loredana (@loredana) on