Look-u teatral i Luana Vjollcës, i ndërron paruket çdo javë
Pas kaq kohësh që jemi mësuar ta shohim bjonde duket se prezantuesja Luana Vjollca ka vendosur të luajë me ngjyrat e flokëve duke përdorur paruke. Para disa javësh ajo vendosi paruke të zeza të cilat i shkonin jashtë mase, ndërsa sot ajo është bërë një kokëkuqe tepër seksi. Në foton e publikuar pak më parë në Instagram, Luana duket se ka vendosur një paruke me flokë të kuqe te drejta, me baluke, shkruan Icon Style.Nuk e dimë nëse ka ndërruar look për një set fotografik, emisionin e radhës apo xhirimet e klipit të ri.