London në një udhëtim me babi Ledionin, vëmendjen e marrin veshjet e vogëlushit

Sara Hoxha ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ pamjet më të bukura të mëngjesit të së dielës.

Ajo ka treguar se teksa është duke u kujdesur për më të voglin e familjes, Ledioni dhe London janë nisur në një udhëtim babë e bir.

Led-2

Trashgimtarja e ‘Top Channel’ ka publikuar disa nga fotot e London, i cili duket se është duke pushuar me të atin. Ajo çfarë bie tjetër në sy është ‘look-u’ i vogëlushit i cili shfaqet mjaft modern me veshjet e tij. Herë i kombinuar sportiv me xhup, herë tjetër më serioz dhe me pardesy, duket se London nuk ka asnjë ndryshim nga një blogger.

Led-3

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë familja Liço u shtua me një anëtar të ri, të quajtur Roman, i cili siç ka treguar dhe Sara i ka sjellë më shumë dashuri shtëpisë së tyre.

Led-4

/revistawho.com