Loja mori fund/ Xhensila Myrtezaj më në fund pranon shtatzëninë
Gjithë këto muaj këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj aktor Bes Kallaku mund të themi se luajtën me kuriozitetin e ndjekësve të tyre, në lidhje me lajmet se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Më në fund loja mbaroi, dhe erdhi momenti që të dy ta pranojnë e ta deklarojnë në instagramet e tyre se shtatzënia e Xhensilës është një realitet. Çifti kanë postuar të njëjtën foto nga Italia, teksa të dy janë duke prekur barkun e rrumbullakosur të Xhensilës, e cila siç thuhet është në muajin e pestë. “Kur dy, bëhen tre!” shkruan Xhensila poshtë fotos, të cilën Besi e ka shoqëruar me diçiturën: “Jetë që sjell jetë”. Sipas lajmeve të deritanishme çifti që u martuan në vjeshtën e vitit që lamë pas presin të bëhen prindër të një vajze. /Story.al/