Loja mbi vdekjen e Ellen DeGeneres bën lëmsh dynjanë dhe tashmë i gjithë Twitter-i është pushtuar nga #RIPEllen

Nëse iu ndodh të bëni një xhiro në Twitter dhe shihni që të gjithë po shprehin ngushëllimet e tyre për Ellen DeGeneres mos u frikësoni.

Përveç hashtagut #RIPEllen, do të gjeni gjithashtu edhe “#RIPEllen why” dhe “#RIPEllen explained”.

Para se të konfuzoheni, na lejoni t’ju parashtrojmë shkurt situatën: Sipas New York Post, e gjitha kjo lidhet me thashethemet sipas së cilave “The EllenShow” nuk do të transmetohet më.

Kjo pasi shikueshmëria ka rënë pas mbrojtes që moderatorja i bëri miqësisë me George W. Bush.

Por nëse xhiron tuaj në Twitter e zgjasni edhe më shumë, mund të shihni se si disa njerëz nisën të bëjnë shaka se Ellen ka rënë nga çatia.

Dhe kështu, lindi #RIPEllen. Këtu janë disa nga tweet-et fillestare që u shfaqën të hënën në mbrëmje:

Më pas, me qindra përdorues të kësaj platforme nisën të postonin foto të VIP-ve bjondë dhe me flokë të shkurtër, shoqëruar me statusin “Rip Ellen”.

Edhe pse tweet-et ishin qartë shaka, duhet thënë se #RipEllen ishte diçka tepër e papërshtatshme.

Nuk dihet nëse kjo fushatë ka shqetësuar të afërmit e moderatores, teksa kjo e fundit nuk ka reaguar ende.