Llogaraja mes flakëve, Alban Skënderaj apel autoriteteve: Situatë serioze, ju lutem ndërhyni!
Mali mbi Dukat të Vlorës, vijon të digjet nga flakët. Raportohet se zjarri ka rënë prej disa ditësh ndërsa po përhapet në zona të tjera të Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Zjarri është ndihmuar nga temperaturat e nxehta dhe era në zonë duke bërë që të përhapet me shpejtësi. Ndërkohë terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Lidhur me këtë zjarr ka reaguar edhe këngëtari i njohur Alban Skënderaj i cili ka postuar edhe një foto nga zjarri i madh i rënë në zonën malore të Llogaras. “Një zonën e Llogarasë po digjet dhe gjendja duket serioze. Ju lutem ndërhyni sa më shpejt” shkruan Alban Skënderaj.