Lirohet nga spitali Vali Corleone, ishte i plagosur në këmbën e djathtë
Vali Corleone, është liruar nga spitali i Gjilanit pasi ishte plagosur me armë zjarri.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Ukshin Ismajli, drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit.
Ismajli tha se Corleone kishte marrë plagë në këmbën e djathtë.
Si e dyshuar për këtë vepër është arrestuar një 22 vjeçare me inicialet A.S, e cila është ndaluar për 48 orë.
Ajo dyshohet për dy vepra penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton Prokuroria Themelore e Gjilanit.