Linda Rei nën presion, gati të marrë valixhet pasi…
Produksioni i spektaklit të vallëzimit “Dance with me” ka dhënë lajmin që Linda Rei është tërhequr nga gara, ndërkohë që po përgatit valixhet të largohet edhe nga Tirana, ku kishte vendosur të jetonte për 3 muaj. Presioni, emocionet, shikueshmëria, e cila kishte si rrjedhojë reagimet të shumta, duket se e tronditën Linda Rein, kështu natyra e saj shumë e ndjeshme nuk mundi t’i përballonte”, thuhet në sqarimin e produksionit. Sipas tyre të gjitha këto e thyen dëshirën e saj për ta çuar deri në fund garën e DËM. Kujtojmë që Linda Rei garoi e vetme, pasi asnjë partner i propozuar nuk u përshtat të bëhej çift me të për garë.