Linda Rei: Menuja ime dominohet nga sallatat, refuzoj pijet me gaz
Po si e mban trupin kaq në formë Linda, 29 vjeçarja që i dedikohet rdhe modës. “Unë jam duke punuar shumë për fizikun, dhe që kur mbarova shkollën vetëm eci në këmbë 10/12 orë gjashtë ditë në javë. Menyja ime dominohet nga sallatat, gjoks pule dhe orizi i bardhë. Nuk konsumoj pije të gazuara dhe mundohem të jem e kujdesshme në marrjen e kalorive, përveçse kur jam në Shqipëri. (qesh) Në dy javë qëndrimi atje fitova 4 kg për shkak të byrekut dhe bakllavasë nga kuzhina shqiptare, që i kam shijuar pafund në Shqipëri. Pasi u çmalla me gjuhën dhe vendin tim, unë tani shkoj në shtrat për të fjetur me një buzëqeshje në fytyrë, sepse kisha menduar që njerëzit do të më quanin një gënjeshtare, por ndodhi krejt e kundërta. Kjo mbushi zemrën time me gëzim, pasi arrita të njoh shumë persona që e kuptojnë shpirtin tim.