Linda Halimi heq dorë nga “Eurovizion”-i? Arsyeja lidhet me një varësi të saj
Të këndojë në skenën e “Eurovizion” ka qenë një nga ëndrrat më të mëdha të Linda Halimit, e cila vitet e fundit vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të konkurruar në festivalin e RTSH-së. Por tashmë që e ka kupën në xhep këngëtarja duket se ka një dëshirë më të madhe se sa Eurovizioni. Linda prej vitesh i është përkushtuar fitness-it, duke u transformuar nga një vajzë mbipeshë, në një vajzë me linja të tonifikuara. Tani mund të themi se Linda ka krijuar varësi ndaj palestrës, pasi po punon fort për formimin e muskujve të një trupi bodybuilder. Pjesëmarrja në një kampionat të tillë i ka shkuar kohëve të fundit në mendje këngëtares, e cila ndoshta është e gatshme të heq dorë nga Festivali Europian për të garuar në bodybuilding. Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku dallohen mirë muskujt, ndërkohë që ka pyetur fansat nëse besojnë se ajo është gati për të konkurruar në garat e Bodybuilding. Kështu këngëtaren e “Botë” nuk është çudi që ta shihni në ndonjë garë të trupave më muskulozë mes femrave të botës.