Lidhja bëhet serioze/ Alfio merr edhe konfirmimin e nënës për Fatmën

Alfio-3

Në tetor Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani konfirmuan përfundimisht lidhjen e tyre. Çifti prej dy vitesh ishte në një lidhje, që vendosën ta mbanin larg syve të publikut. Por tashmë që gjërat mes tyre po bëhen më serioze, e ndanë lumturinë me të gjithë ndjekësit e rrjeteve sociale. Së fundmi ata ishin pjesë e eventit të ndarjes së çmimeve “Kult”.

Alfio-2

Ndërsa publikoi një foto nga kjo ceremoni, Alfio e quan Fatmën: “Princesha më e bukur në botë”. Në të njëjtin postim në Instagram-in e saj bie në sy komenti i nënës së shefit të kuzhinës. Ajo komenton me emoji-t e puthjes dhe atë me sytë zemra, shkruan IconStyle. Fatma duket se ka hyrje-dalje në familjen Rrotani, pasi ajo uron në InstaStory edhe vëllain e Alfios, Armandin. “Gëzuar ditëlindjen festa e grupit!”, shkruan Fatma, mbi fotot e realizuara gjatë aventurave që kanë bërë të tre.

Alfio-1