
Liberta Spahiu ndryshon stil, tani me kaçurrela
Pamja e saj prej një vajze rebele, e simpatike ndryshoi pasditen e djeshme. Moderatorja e emisionit tw njohur të showbizit në Kosovë e Shqipëri, ndërroi pamjen për pak kohë. Liberta Spahiu që gjithmonë jemi mësuar ta shohim me flokë të drejta e të kuruara, na befasoi duke publikuar një fotografi me kaçurrela, shkruan Prive. Në setin e ri fotografik që ka realizuar, Spahiu është prezantuar me një pamje më të shkujdesur e me flokët e rregulluara në stilin “valëzime plazhi” apo “beach waves”.
