Lexuesit e buzëve deshifrojnë fjalët që i tha princ Harry vëllait të tij në altar
Vetëm kamerat u lejuan të qëndronin afër çiftit gjatë martesës mbretërore midis Megan Markle dhe Princit Harry, kështu që leximi i buzëve ishte e vetmja mënyrë për të kuptuar se çfarë të gjithë i përpërisnin njëri-tjetrit. Tani është zbuluar, ose të paktën i është përafruar temës për të cilën po flisnin vëllezërit Harry dhe Uilliam me njëri-tjetrin, para se të hynte nusja, sipas Bota.al. Raportohet se Uill u përkul afër Harrit dhe i tha: “E mban mend kur mamaja e kishte për zakon të thoshte gjithmonë se…? Por para se ai të mund të përfundontë fjalinë, Duka i ardhshëm i tha: “Po, e di.” Ndërkohë që dy vëllezërit ndanë së bashku një moment emocional duke kujtuar mamanë e tyre, princeshën Diana, për fat të keq, ne të vdekshmit e tjerë nuk do ta marim vesh kurrë se çfarë ajo “kishte për zakon të thoshte”.