Leonora Jakupi viziton varrin e të atit në përvjetorin e vdekjes: 22 vite pa ty babi
Leonora Jakupi ka vizituar sot varrin e babait të saj në 22 vjetorin e vdekjes së tij.
Qazim Jakupi ra dëshmor në vitin 1998 në luftën e Kosovës.
Këngëtarja postoi foto në rrjetet sociale teksa vizitonte varrin e të atit dhe shkroi: “22 vite pa ty babi, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”
Eshtrat e Qazim Jakupit u rikthyen në Kosovë vitin e kaluar.
Ai u rivarros në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë së bashku me ish-Kolonelin Ahmet Krasniqi.
/Panoramaplus.al