“Lento lento” vjen më shpejt seç e mendonit, Aurela Gaçe zbulon datën e publikimit të projektit më të ri

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe i suprizoi të gjithë me ‘look-un’ ndryshe nga çdo herë tjetër ku u shfaq me flokët kaçurrela dhe mjaft verore.

Njëjtë ajo është shfaqur edhe në postimin e fundit duke zbuluar se ditën e enjte do të publikohet projekti i ri muzikor, titulli i të cilit di të jetë: “Lento lento”.

“Lento lento vjen të enjten, datë 6 gusht, ora 18:00”, ka shkruar Gaçe krah postimit të fundit ku duket se ka zgjedhur të kombinohet e gjitha me një veshje në ngjyrë jeshile.

Nga pamja që Aurela ka zgjedhur ka lënë të kuptohet se do të jetë një këngë me ritmet e verës, megjithatë detajet e tjera pritet t’i zbulojë vetë këngëtarja sapo të publikojë projektin.

Kujtojmë se projekti i fundit që Gaçe ka sjellë ka qenë ‘Veten dua gjallë’ me një mesazh mjaft të rëndësishëm për femrat.

revistawho.com