“Legene, psikopate”, G-Bani përplaset keq me Valbonën, reagon ashpër Laerti

G-Bani dhe Valbona kanë patur sot një përplasje mjaft të ashpër me njëri-tjetrin, ku është përfshirë edhe Laerti, i cili i doli në mbrojtje banores.

Debati mes këngëtarit dhe gazetares nisi pasi kjo e fundit po fliste për djemtë e shtëpisë që dalin me mbathje nëpër shtëpi. Valbona i drejtohet G-Banit duke i thënë që ‘të mos i dalë më para me mbathje’. Nga ana tjetër ai i përgjigjet duke i thënë fjalë ofenduese si ‘legene dhe psikopate’.

G-Bani gjithashtu i thotë banores që të ikë nga Laerti dhe ky që ishte i ulur çohet dhe i shkon afër këngëtarit.

“A ishim në një mbledhje që thamë nuk do i shajmë femrat?”, thotë aktori dhe G-Bani i kundërpërgjigjet: “Do t’i fyej, ça do bësh legen?”.

Ndërkohë disa prej banorëve të tjerë u mblodhën tek ata të dy, në mënyrë që të mos lejonin që situata të kalonte në tjetër nivel.

Pjesë nga debati:

Valbona: O i pafytyrë

G-Bani: Ik moj te Laerti, merru me Laertin

Laerti: O G-Ban si e ke hallin?

G-Bani: Ça ke?

Laerti: A ishim në një mbledhje që thamë nuk do i shajmë femrat?

G-Bani: Pse më shtyp?

Laerti: Kush të shtypi?

G-Bani: Ça ke?

Laerti: A më the dje se dua të përqafoj Valbonën se do iki nesër, a the dje? Ke gënjyer për ditëlindjen

Valbona: Mos bëj kot ore

G-Bani: Për ça më erdhe?

Laerti: Ishe në një mbledhje që the nuk do fyejmë femrat

G-Bani: Për ça erdhe?

Laerti: Për të mos fyer femrat

G-Bani: Do t’i fyej, ça do bësh? Legen, o legen. Ça do bësh legen?

Valbona: Legena jemi se të kemi mbajtur në shtëpi, legene jam se të kam mbajtur në shtëpi

voxnews.al