Ledri ka gati këngën për vogëlushen e tij, Sara mendon se ky është projekti i tij më i mirë

Një foto e ekos së bebit të Sarës dhe Ledrit, e emocionoi shumë këtë të fundit i cili nuk ka mundur të rezistojë pa shkruar dy fjalë.

“Jom ka des sytë me t’i pa”, ishin fjalët e veçanta të reperit. Mirëpo këto fjalë duken se lidhen edhe me projektin më të fundit të reperit, i cili do të publikohet në datën 10 tetor. Ky është një dedikim për të voglën që nuk ka ardhur ende në jetë dhe ndjekësit e cilësojnë si një nga projektet e tij më të mira.

Të njëjtën gjë mendon edhe Sara Hoxha. ”Kënga më e mirë e jotja najher”, shkruan ndjeksi të cilit Sara ia kthen: “Kështu mendoj edhe unë”. Vogëlushen duket se përveç prindërve po e presin me padurim edhe fansat e dyshes.

View this post on Instagram

jom ka des syt me ti pa

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on