Ledri dhe Capital T do të vijnë me një bashkëpunim

Dy artistët të cilët ruajnë një miqësi të mirë prej vtsh do të sjellin një projekt të përbashkët. Një prej mediave kosovare e quajtur “Telegrafi” raporton se ata janë në realizim e sipër të kësaj kënge. Capital T dhe Ledri kanë punuar vetë për këngën, ndërsa tekstin e ka shkruar secili pjesën e tij. Kënga do të vizualizohet edhe me klip, xhirimet e të cilit do të fillojnë së shpejti.

Dy reperët në fjalë kanë treguar nëpër intervistat e tyre ndër vite se kanë një miqësi të mirë mes tyre, teksa të pyetur për bashkëpunim gjithnjë janë shprehur se do ta realizonin “kur të vinte koha”, dhe koha mesa duke ka ardhur.