Ledi Vokshi: Lidhja që po më ndryshon jetën, nënë me djalin që njoha gjatë pushimeve në Republikën Domenikane

Ledi Vokshi është këngëtarja nga Durrësi që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E u prezantua në muzikën shqiptare në vitin 2005 me këngën “Çuna si ty Durrësi ka plot”, për të publikuar më pas dhjetëra projekte nga New Yorku, deri tek ndër më të fundit “Ziggy” në duet me Christian Martinez. Por këtë vit jeta e saj ka ndryshuar, pasi përveç se ka gjetur dashurinë e jetës, një djalë simpatik nga Republika Domenikane, ata do të bëhen prindër për herë të parë. Për realizimin e një prej ëndrrave më të rëndësishme të jetës, karrierën muzikore dhe linjat gjatë shtatzënisë, Ledi flet për revistën “Story”.

Je nga Durrësi dhe jeton në SHBA. Para disa vitesh erdhe në Shqipëri ku provove tregun shqiptar të muzikës. Si ishte ajo eksperiencë dhe si po e vazhdon karrierën si këngëtare në SHBA?
Në atë kohë tregu muzikor ka qenë e tipit “kë njihje, e sa para do hidhje për të arritur diku”. Ka qenë shumë më i vështirë se sa sot. Në ditët e sotme me mediat sociale nuk ke nevojë shumë për radio e televizione, sepse mund ta ndërtosh veten në media sociale, dhe nëse të kërkojnë fansat atëherë patjetër detyrohen të të marrin në koncerte. Po ashtu edhe në SHBA, këngëtarët nuk presin shumë të marrin fitime vetëm nga muzika, por nga reklamat dhe bizneset e ndryshme.

Ledi-Vokshi-4

Është e vështirë jeta si artiste në SHBA, dhe sa para duhen për të bërë famë ndërkombëtare si këngëtare?
Në SHBA ka shumë artistë të talentuar sa edhe në metro mund të gjesh talente dhe zëra të mrekullueshëm. Tani famën po e marrin më shumë në media sociale, edhe sesa fansa mund të mbledhin në internet. Ka shumë artistë që kanë marrë famë botërore vetëm nga Instagrami, si për shembull Cardi B.

Duke parë fotot e tua në Instagram shohim që jeta jote ka ndryshuar. Ti po bëhesh nënë e një djali, si ndjehesh?
Mami Ledi më në fund. Një nga ëndrrat e mia më të rëndësishme në jetë është realizuar. Po bëhem mami. Kam pak ditë që motra ime Aida më surprizoi me faktin që do kem një djalë, dhe akoma jam e përlotur nga emocionet. Ajo ishte që kishe marre zarfin nga doktori dhe e dinte e para se çfarë gjinie është fëmija që pres, dhe na surprizoi ditën që po hynim në shtëpi të re, me një kalorës me tullumbace bojëqielli që simbolizojnë fakti që bebi është djalë. Edhe pse i dua shumë gocat, u gëzova se dua që kur të bëj gocën të ketë një vëlla të madh ashtu siç kam edhe unë.

Ledi-Vokshi-3

Je martuar me celebrim në SHBA, apo fëmija po vjen në jetë nga lidhja me të dashurin?
Për disa gjëra i ruaj shumë traditat, por për disa nuk mendoj se kam nevojë për një copë letër për të më treguar se kush është burri im apo babai fëmijës sim. Fëmija ka babain më të mrekullueshëm në botë.

Kush është babai i fëmijës tënd, dhe si jeni njohur?
Kam dashur një lidhje siç e kanë prindërit e mi, 50 vite bashkë dhe çdo ditë e më shumë të dashuruar. Më në fund Zoti ma solli papritur. Ai është një njeri shumë i zgjuar, i dashur, i durueshëm sepse unë jam pak nevrike. (Qesh) Kam shumë fjalë që mund të rrimë këtu gjithë ditën për ta përshkruar. Ne jemi njohur gjatë pushimeve në Republikën Domenikane, dhe kishim thjesht lidhje shoqërore, sespe nuk mendoja kurrë që një lidhje në distancë mund të funksiononte. Kështu mendoja që pse të hapja zemrën diçkae që nuk mund të funksionojë?! Edhe pse të dy kërkonim të njëjtën gjë, por nuk e gjenim kurrë gjithë kohën që të ishim përballë njëri-tjetrit. Pas një viti e kuptuam që e gjitha që po kërkonim në jetë ishte “njëri-tjetri”, dhe kështu vendosëm të fillonim jetën pranë njëri-tjetrit dhe të krijojmë familjen që gjithmonë kemi ëndërruar.

Ledi-Vokshi-6

Duket se ke një shtatzëni të qetë dhe të shëndetshme. Sa kilogramë ke shtuar dhe çfarë diete këshillohet në Amerikë?
Dy muaj kanë qenë shumë të rëndë për mua saqë nuk kam dalë as nga dera e shtëpisë. Kam shtuar shumë, gati 15 kg. Çdo gjë që nuk hahet unë e kam ngrënë. Turshi e reçel, karrota e nutella. (Qesh)Po e lë, s’po flas për nepsin tim, edhe pse s’i kam qef ëmbëlsirat. Tani kam filluar të ha me pastër. Por s’më lë doktoresha të konsumoj bukë e djathë e domate. Çdo gjë qe duhet të konsumoj është pak kripë, pak sheqer, fruta, perime edhe kos me pak yndyrë. Ka shumë gjëra që nuk mund të konsumohen gjatë shtazënisë.

Pas lindjes çfarë do besh për kthimin e linjave në formë?
Trupi im ka qenë gjithmonë në formë se kam qenë e fiksuar pas palestrës. Mbas lindjes po ndërtojmë një palestër për mua tek shtëpia. Ndërkohë që djali, (o Zot po boj djalë e pabeshushme!), fle gjumë 30 minuta në ditë mund të bëj palestër. Më 23 Mars lind djalin, e kur të vij në Shqipëri në verë do jem në formën më të mirë të jetës time.

Ledi-Vokshi-2

Ti para disa vitesh erdhe në Shqipëri ku provove tregun shqiptar të muzikës. Si ishte si eksperiencë dhe si po e vazhdon karrierën në SHBA?
Në atë kohe tregu muzikor ka qenë e tipit “kë njihje e sa lekë do hidhje për të arritur diku. Ka qenë shumë më i ështirë se sa sot. Në ditën e sotme me mediat sociale nuk ke nevoj shuë për radio e televizione, sepse mund ta ndërtosh veten në media sociale dhe nëse të kërkojnë fansat, e kështu patjetër detyrohen të marrin në koncerte. Po ashtu edhe në SHBA, këngëtarët nuk presin shumë të marrin vetëm nga muzika, por nga reklamat e bizneset e ndryshme.

Është e vështirë jeta si artiste në SHBA, dhe sa para duhen për të bërë famë si këngëtare?
Në SHBA ka shumë artistë të talentuar sa edhe në metro mund të gjesh talente dhe zëra të mrekullueshën. Tani faën po e marrin më shumë në media sociale, sesa fansa mund të kenë në internet. Ka shumë artistë që kanë marrë fame botërore vetëm nga Instagrami, si për shembull Cardi B.

Ledi-Vokshi-5

 

Mendon se fakti që po bëhesh nënë do të kufizojë në karrierën tënde?
Patjeëer që do më kufizojë, sepse dua koë të jem e pranishme në familjen time, po kjo s’do të thotë që do e lë muzikën. Jenifer Lopez nuk jeton vetëm me paratë e muzikës. Ajo është nënë, këngëtare, aktore dhe ka biznese të tjera. Mund të thuash: Po ti nuk je ajo! Shumë e vërtetë që nuk jam, por ajo e ka më të vështirë sesa unë se duhet teë mirëmbajë atë jetën e luksit që bën. Unë jam shumë e kenaqur me jetën që kam, që mund të jem nënë, mund të këndoj po ashtu edhe mirëmbaj projektet e tjera që kam.

Kush janë artistët shqiptarë me të cilët shoqërohesh në SHBA, dhe cilët janë vërtet të famshem aty?
Ka shumë artistë në Amerike si për shembull; Merita Halili, Albërie Hadërgjonaj, Amarda, etj. Në fakt me Amardën kemi bërë edhe bashkëpunimin tim të fundit “Dashnia o lezeti”, dhe ndërkohë që kemi bërë videoklipin unë kam qenë shtatzënë me djalin dhe nuk e kam ditur. Dashnia tashmë është lezeti./Story.al