“Le të hapen letrat për të gjithë”, pasi mbylli Instagramin, Melisa bën deklaratën e fortë
Në aplikacionin “Përputhen”, Tea zbuloi se gjatë kohës kur Andi po luante lojën sikur ishte i lidhur me të, në fakt ishte duke shijuar një marrëdhënie dashurie me një tjetër vajzë.
Menjëherë u hodhën dyshimet se vajza për të cilën po fliste Tea është Melisa, pasi ajo dhe Andi janë komentuar shumë se janë të lidhur.
Pas deklaratës së Teas, reagoi Andi. “Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh…Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në Facebook do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, shkroi Andi.
Por Melisa mbylli Instagramin e saj dhe më vonë ka reaguar përmes një videoje në Tik Tok. Ajo ka rrëfyer se ndjehet e lodhur nga fjalët që thuhen për të dhe se nuk mund ta durojë më tepër hipokrizinë e njerëzve që përpiqen ta ulin për t’u ngritur vetë sa më lart.
“Personazh publik apo jo personazh publik, mbi të gjitha jam njeri prej mishi e gjaku si të gjithë ju. Por me sa duket asnjë nuk ndalet. Nuk më ka mbyllur asnjë Insatgramin, account-in e kam mbyllur vetë sepse më lodhët.
Do rikthehem, sepse duhet të flas dhe unë. Jo për publikun, sepse unë nuk i detyrohem askujt që të flas gjëra të mia private! Këtë pjesë duhet ta kenë të qartë gjithë njerëzit dhe portalet. Dihet të flas, sepse mesa duket supet e mia nuk mbajnë dot hipokrizinë, filozofinë dhe moralet që shesin një pjesë për të dalë nga situata. Por nuk ngrihesh duke ulur të tjerët, por meqë dëshironi këtë lojë, ua kam borxh pra! Le të hapen letrat për të gjithë dhe të vendosim pikat mbi i sepse realisht më lodhët, por nuk rrëzohem!”, shkruan Melisa në videon e saj.