Laura Konda nënë djemsh, si i kalon ditët pranë familjes gazetarja ikonë e “Zëri i Amerikës” në SHBA
Ishte nëntori i vitit 1999- të, kur në emisionin e parë televiziv të “Zëri i Amerikës” ajo bëri dhe intervistën e saj të parë. Laura Konda si gazetare e “Zëri i Amerikës” në shqip njihet si prezantuesja simpatike brune e “Ditari”, një program shumë popullor dhe me audiencë të madhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Diasporë, e përmes internetit në të gjithë botën. E konsideron veten me fat që punon pranë “Zëri i Amerikës”, pasi i pëlqen shumë puna e gazetares, që ka qenë dhe ëndrra e saj e fëmijërisë. Po cila është jeta prej gati 20 vitesh në SHBA e gazetarës nga Tirana, jashtë kuadratit të studios televizive? Nga fotot që poston në rrjetet sociale, Laura merr komplimente të shumta nga miqtë e saj për familjen e bukur që ka krijuar me Gjergj Kondën, si nëna e dy djemve të tyre Tedi dhe Martin. Ata shpesh festojnë ditëlindjet e fëmijëve, momente që referojnë t’i ndajnë me miqtë. Të dy djemtë bien në sy për pamjen dhe hobet që kanë, siç janë sportet e rrezikshme apo pasioni për qentë. Laura, bashkëshorti Gjergji dhe dy djemtë, Tedi e Martini u vendosëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1995. Ata u vendosën në Uashington, në vitin 1996, pasi Gjergji përfundoi masterin për ekonomi në Universitetin Columbia të Nju Jorkut dhe filloi një internship me Bankën Botërore. Më pas ai u punësua nga IFC-ja, pjesë e Bankës Botërore dhe kështu ata vendosën të qëndrojmë në SHBA. Bazuar në vetë rrëfimet e Laurës, fillimisht me vendosjen në Uashington, ajo dha mësim shqip për diplomatët dhe ushtarakët amerikanë në një shkollë të specializuar për mësimdhënien e gjuhëve të huaja. Por, duke patur pasionin për gazetarinë dhe me një diplomë në gjuhën angleze nga Universiteti i Tiranës, mendoi se Zëri i Amerikës do të ishte institucioni i përshtatshëm ku jo mund të punonte. Kërkoi punë tek kjo media që në atë kohë ishte vetëm radio, dhe kështu u bë pjesë e saj në vitin 1998. Në vitin 1999, “Zëri i Amerikës” në shqip filloi televizionin dhe transmetimin “Ditari”, program që mund të themi se u identifikua më figurën e Laurës, krahas kolegëve të tjerë të saj. Në gati 20 vite që e shohim në ekran, Laura bën përshtypje për faktin se ruan të njëjtë pamje dhe formë fizike, sikur koha të mos ketë ecur aspak për të. E përveç genit të mirë natyrisht që sekreti i rinisë është jeta stabël si në profesion ashtu dhe në jetën bashkëshortore.