“Lashë Afrikën për ‘Vëllain e Madh’”/ Einxhel Shkira flet për hyrjen në “Big Brother VIP”: Nuk ngopem me…
Moderatorja Einxhel Shkira është një ndër vajzat që u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme. Blogerja njihej me një pjesë të mirë të konkurrentëve të tjerë nga jashtë shtëpisë.
Teksa po bisedonte me Kledin në oborr pas përfundimit të spektaklit, Shkira tha se ka lënë Afrikën për të ardhur në “Big Brother VIP”. Më herët ajo ka treguar që ishte shpërngulur në Afrikë, sepse po punonte me një projekt shumë të rëndësishëm për të, por nuk dha detaje.
Megjithatë, pas ftesës së “Big Brother VIP” Einxhel vendosi që të hiqte dorë edhe nga Afrika.
“Jam tip jo aventurier, por kur ngopem me një gjë, kërkoj një gjë tjetër. Për shembull, para se të vija këtu, isha në Afrikë, Faktikisht tani duhet të ikja në Afrikë, por ‘Vëllai i Madh’ më bëri të kthehesha. Në Afrikën Perëndimore. Me punë, me kompani. Një eksperiencë e re me e pa botën pak më ndryshe.
Ishin kaq solar me jetën, më kanë ndryshuar shumë. Kur rri aty e shikon botën me një sy tjetër. Tani e kuptoj që jemi njerëz që merremi me gjëra që s’kanë pikën e vlerës. Ata s’kanë asgjë, por janë njerëz shumë më pozitivë se ne. Të japin energji pozitive. Ndryshe është të shkosh si turiste dhe ndryshe të shkosh me synim profesional siç isha unë”,- tha ajo.
Kur një ndjekëse e pyeti në Instastory si ia bën larg familjes gjatë kohës që ishte në Afrikë, Einxhel tha: “Shoqëria do vazhdojë jetën e vet si me ty, si pa ty, sepse s’keni lidh kërthizën dhe kur të kthehesh do keni më shumë për të treguar dhe familja do jetë po aty çdo ditë duke të të suportuar.
Shyqyr, teknologjia e bën të mundur të kontaktosh çdo ditë dhe kur të merr malli shumë, janë thjesht një biletë avioni larg. S’e di a ja kam dalë, por të paktën e provon”.