Largohet Paloma nga Big Brother? Konkurrentja e shqetësuar për nominimet e kësaj jave: E prisha fare muhabetin

Paloma, Semi, Arditi dhe Kleidi janë katër të nominuarit e javës së “Big Brother VIP Albania”. Paloma dhe Semi u zgjodhën nga nominimet e banorëve kurse Arditi dhe Kleidi u nominuan nga Iliri, të cilit iu dha kjo detyrë pasi u zgjodh lider i shtëpisë.

Deri tani nga shtëpia më e famshme në Shqipëri është larguar Elhaidi teksa të premten do largohet banori i dytë. Dhe Paloma ka bindjen se publiku do votojë që të dalë ajo. Në një bashkëbisedim me Monikën Paloma shprehet se do jetë ajo që do marrë më shumë vota për shkak të disa debateve që ka shkaktuar në shtëpi.

“U penalizova, e prisha fare muhabetin!”- i tha ajo Monikës, e cila mendon të kundërtën. A do jetë ajo e eleminuara e publikut? Mbetet për tu parë.