Largohen disa titullarë/ Tirana, pa Europë do ketë revolucion në skuadër

Te Tirana është qetësi pas barazimit me Bylisin, por furtuna mund të ngrihet në horizont nëse skuadra nuk arrin minimalisht Europën. Fati ka dashur që skuadra të mos dalë nga loja për Europën, sepse Laçi i vendit të katërt është aty, ndërsa Vllaznia para bardhebluve e kurbinasve, por me pak pikë. Gjithsesi, kualifikimi në Europë këtë sezon për Tiranën vendos shumë për të ardhmen.

Si fillim për merkaton që do të bëjë klubi, buxhetin që do të ketë skuadra, por edhe kë do të mbajë dhe kë do të largojë nga lojtarët që ka në dispozicion. Të gjithë janë në provë, ndërsa futbollistët pa kontratë në fund të kampionatit, nëse Tirana nuk kualifikohet në Europë, zor se do të kenë ndonjë kontratë të re ose si të këtij sezoni me rroga të larta. E njëjta histori vlen edhe për Orges Shehin që nëse nuk kualifikohet në Europë, rrezikon vazhdimësinë te Tirana.

Trajneri po punon mirë, por janë rezultatet ato që peshojnë futbollistët. Nga ana tjetër, kërkon rinovim dhe duhet të jetë e kujdesshme. Një formacion i plotë rrezikon të largohet në fund të sezonit nga Tirana. Pothuajse të gjithë titullarëve, me ndonjë përjashtim të vogël, u mbaron kontrata në fund të sezonit. Ka nga ata që kanë ikur që pa mbyllur sezoni, ndërsa në lojë është edhe kategoria e të rinjve që do të shiten për të përfituar para. Të gjithë këto kategori përbëjnë më saktë 11 lojtarë. Shkurt, Tirana mund të zbrazet në fund të sezonit. Që në portë mund të kemi largime të rëndësishme.

Ilion Lika ka kontratë deri në fund të sezonit dhe pasi të mbyllet ky kampionat, do të shihet e ardhmja. Lika është nga ata që mund të luajë sërish titullar në çdo skuadër, por tani është Bekaj në portë. Në fund kontrate, më saktë 30 qershor, janë Kristi Vangjeli dhe Filip Najdovski. Dyshja ka një kontratë për vetëm një vit dhe në këto kushte duhet ta rinovojnë nëse do të mbahen nga Tirana. Në këtë repart shto edhe Ismajlgecin që me shumë mundësi do të shitet. Reparti i cili ka më shumë lojtarë e që nuk kanë kontratë. Batha, Kale e Torasa janë pa marrëveshje. Pa kontratë është edhe Toli. Tirana në këtë moment që flasim për sezonin e ri në sulm ka vetëm Tim Vairinen dhe Grent Halilin. Taulant Seferi është borxh dhe do të kthehet në Zvicër dhe Tirana është detyruar që të marrë lojtarë në këtë repart.

OLSI AVDIAJ/ Panoramasport