Largimi i papritur i Sofisë nga emisioni, Arian Çani zbulon të vërtetën e ngacmimit

Prej disa vitesh publiku ishte mësuar me Sofian bionde të Arian Çanit, por dy vite më parë ajo u largua krejt papritur nga emisioni, e pas saj erdhën shumë vajza të tjera. Pas largimit të saj në media u tha se arsyeja pse Sofia ishte larguar ishte një batutë e Çanit në emision. Kur e ftuar në “Zonë e lirë” ishte Bleona, ajo e ka pyetur Çanin nëse kishte fjetur me Sofinë dhe moderatori plot humor ka bërë një batutë për këtë. U tha se batuta e Çanit nuk është pritur mirë nga i fejuari i Sofias, i cili nuk e ka lejuar të shkojë në emision, shkruan Xing.al. I pyetur sot në “Xing me Ermalin”, nëse i gjuan Sofiat që i largohen, Çani u shpreh se në punë nuk ja vlen të ngatërrohesh duke hedhur poshtë aludimet. “Ato mund të flasin edhe nëse nuk i ngacmon. Po banalizohet me këtë, njerëzit e kuptojnë që është një falsitet”, u shpreh Çani.