Larg muzikës, Leonora Jakupi jetë prej amvise
Leonora Jakupi shpesh e ka dëshmuar se di të gatujë mirë. Ajo disa herë na dokumentoi me fotografi një ushqim tradicional të Kosovës, por edhe pjata të tjera. Sot këngëtarja zgjodhi të merrej me ëmbëlsira. Ajo ka gatuar kurabije, dhe padyshim që i bëri fotografi për t’i postuar në Instagram, në mënyrë që ta ndajë rezultatin me ndjekësit. Kujtojmë që Leonora ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor dhe po qëndron në heshtje sa i takon karrierës muzikore, shkruan Prive. Megjithatë është shumë aktive në rrjetet sociale ku poston foto nga përditshëria e saj si amvisë.