Landi Hysi: Martesë dhe fëmijë? Ju tregoj të vërtetën time
I zoti i fjalës dhe mjeshtër i gjuhës së trupit, duket kur e shohim të kërcejë në spektaklin VIP “Dancing With the Stars”. Landi Hysi është nga ata djem artistë që ka kohë për të gjitha, pasi jashtë skenës vesh kostumin e zyrtarit si drejtor i një organizate, kurse në skenë si këngëtar me kthimin e grupit “West Side Family”. Në këtë intervistë për “Panorama Plus” ai zbulon të vërtetën e lajmeve nëse planifikon martesë dhe fëmijë.
Je rikthyer në muzikë me Armir Shahinin me klipin “Beso”. Si u ndjetë pas ndarjes nga jeta e Dr. Florit?
Projekti “Beso” riktheu në mënyrën më të denjë të mundshme “ËSF” pranë publikut. U ndjemë “të përqafuar fort” nga reagimet dhe mesazhet e publikut, njësoj sikur të ishim bij larg familjes, malli i të cilëve nuk shuhet. Kemi një publik të cilin e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë si familje pasi marrëdhënia me të është shumë më tepër se sa artistë–publik. I kemi konsideruar si kritikë të vërtetë dhe mbështetës, të cilët kanë pritshmëri të larta ndaj nesh.
Të humbësh mikun dhe bashkëpunëtorin krijon një boshllëk në jetën e gjithkujt. Si do e përshkruaje vendin bosh që ka lënë te ju Dr.Flori?
Dr. Flori ende mungon si artist, baba, vëlla, bir, koleg grupi, shok, mik e në këto kushte nuk na mungon vetëm ne si “ËSF”, por të gjithëve, ndaj boshllëkun e tij e mbush vetëm Dr. Flori.
Të kemi parë shpesh të bësh babain me dy fëmijët e tij që po rriten. Si e sheh përkushtimin tënd ndaj tyre në vitet në vazhdim?
Unë ende nuk jam prind e nuk kam prindëruar asnjëherë, në një formë apo në një tjetër e nuk jam shprehur lidhur me të qenit prind. Nuk mund të shprehem rreth interpretimeve apo komenteve të hedhura aty-këtu nga njerëzit. Unë përpiqem që si shok i Dr. Florit, por edhe si shkak i besimit tim, asaj që familja më ka dhënë, të asaj që jam dhe kam, të jem pranë familjes së Dr.Florit, duke dhënë shembullin tim personal me vepra dhe do të isha shumë i lumtur që edhe të tjerë të bënin atë që ndiejnë karshi tyre.
Pak ditë më parë mediat dhanë lajmin se po planifikon të bëhesh baba. Kush do të jetë nëna e fëmijës?
Lajmi i dhënë nga mediat lidhur me këtë rast është po aq i pavërtetë sa edhe lajmi i martesës. Jo gjithçka që thuhet në media është e vërtetë, ndaj jo të gjitha duhen marrë seriozisht.
Dashuria për një djalë si ty është oazi i qetësisë, apo furtuna që prish qetësinë?
Dashuria nuk bën dallime. E rëndësishme është të japim e të marrim dashuri gjatë gjithë kohës, e siç thotë Shën Tereza: “Të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe”. Unë jam ky që jam, edhe pse jap dhe marr shumë dashuri.
Të premteve të shohim si kërcimtar në garën e “Dancing ëith the Stars”. Nga disiplina në disiplinë, ku e ndjen veten në kërcimin e duhur?
Në këtë “DWS Albania 7” kam më shumë eksperiencë se në “DËS”-në e parë e kjo më bën të jap më të mirën në çdo disiplinë. Si Lori, ashtu edhe unë japim maksimumin dhe gjithmonë përpiqemi për më të mirën si në kërcim. Aktualisht po përpiqemi që përveç kërcimit, të arrijmë të dhurojmë edhe spektakël dhe përcjellim emocione të ndryshme te publiku. Uroj të vazhdoni të më ndiqni, por edhe të më mbështesni dhe ftoj publikun të ndjekë këtë produksion fantastik, i cili është një reality shoë, që imiton jetën me anë të kërcimit. Një miksim i shkëlqyer emocionesh dhe kërcimesh, që nuk duhen humbur. Ju falënderoj!
Ndjen konkurrencë të fortë me personazhet e tjerë VIP dhe si ndihesh kur dëgjon komentet e anëtarëve të jurisë?
“DËS7” këtë herë ka dashur të mbledhë ish-pjesëmarrësit apo konkurrentët më të mirë të të gjithë edicioneve. Si në art, ashtu edhe në punë mundohem të jap e bëj më të mirën dhe të përmirësoj veten. Respektoj maksimalisht çdo konkurrent dhe balerin të përfshirë dhe i përshëndes për çka po bëjnë, me qëllim argëtimin dhe kënaqësinë e publikut. Më duhet të pohoj që si në edicionin e parë, ashtu edhe këtë herë kam pasur dhe kam një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë pjesëmarrësit dhe stafin. Gjithashtu, kam pasur edhe mbështetje shumë të mirë dhe uroj që këtë herë të jetë edhe më mirë se herën e parë dhe të mos jemi vetëm finalistë.
Në atë skenë dhe jashtë saj, e ke më të thjeshtë të komunikosh me gjuhën e trupit apo me fjalë?
Komunikimin e kam pikë të fortë, si të shprehur, ashtu edhe të shkruar.
Momentin më sublim në shtrat me muzikën e cilës këngë do të doje ta shijoje?
Kam shumë kujtime me këngët sepse muzikë dëgjoj si kur jam i mërzitur, ashtu edhe i kënaqur. Momentet intime i memorizoj dhe i ruaj për aq sa vlejnë dhe në ato momente veproj spontanisht e jo me plan.