Land Hysi çudit me trupin e modelit të fitnesit, dhe grimasat e aktorit
Ish-vokalisiti i grupit “West Side Family”, Land Hysi tani njihet edhe si instruktor profesionist palestre, dhe kjo ishte arsyeja pse ai ishte i pranishëm në inagurimin në Tiranë të palestrës “Repeat”. Në sajë të jetës së shëndetshme që bën, ka arritur të ketë fizikun e dëshiruar me muskuj, që e bën të duket shumë afër pamjes së modelit të fitnessit. Dihet që ushtrimi i rregullt në palestër i jep një tjetër sharm fizikut në total, duke e bërë të duket me shumë klas. E nga fotot që ju sjellim duket se sportiviteti vihet re në çdo aspekt të qëndrimit të tij. Në këtë rast komlimentet shkojnë edhe për grimasat që Landi bën kur fotografohet, me të cilat ia merr në kthesë edhe një aktori profesionist.