Lajthit moti në Tiranë, stuhia godet kryeqytetin (video)
Reshje të dendura kanë filluar në kryeqytet. Ashtu si dhe ishte parashikuar më herët nga sinoptikanët reshje të dëndura kanë përfshirë Tiranën.
Mesditën e kësaj të premte stuhia ka goditur kryeqytetin. Reshje të shumta shiu dhe breshëri kanë përfshirë kryeqytetin.
Sinoptikanët kanë parashikuar një mot të paqëndrueshëm për të paktën tre ditët në vijim. Po ashtu momentalisht në kryeqytet ka edhe shkarkesa të shumta elektrike.
Sipas MeteoAlb, pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.