Lajme të këqija për Iljazin e “Shamikuqes”, ylli i kinemasë turke ka pësuar…
Aktori i famshëm që njihet si Iljazit në filmin “Shamikuqja”, Kadir Inanir është në gjendje të rëndë shëndetësore. Është ky lajmi që ka pushtuar mediat turke, për aktorin që rrëmbeu dhe zemrat e shqiptarëve shumë shumë vite më parë. 68-vjeçari ka kaluar mpiksje gjaku në tru, rrezikon ta lërë të paralizuar. Ai është shtruar me urgjencë në spital dhe i është nënshtruar një operacioni në kokë. Mjeku i tij, Ergun Demirsoy ka folur për mediat duke deklaruar se aktori do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër, por dëmi është shumë serioz. “Ka dëme serioze në arteriet që shkojnë në tru. Ka rrezik paralize”, është shprehur doktori i Kadirit duke shtuar se aktori aktualisht ka dalë nga spitali dhe ndodhet në shtëpi duke u rikuperuar.