Lajm i mirë nga studiuesit e Oxford, shumë shpejt anti-virusi për ‘Covid-19’
Studiuesit e Universitetit të Oksfordit janë të bindur se mund të krijojnë një anti-virus për ’Covid-19’ brenda tetë muajve të ardhshëm.
Këshilltari kryesor shkencor i Britanisë tha që do të ishte të paktën 2021 para se të bëhej gati një vaksinë, megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar.
Ekipi i Oksfordit, duke qenë në garë në të gjithë botën për të zhvilluar një kurë për ‘Covid-19’, ka nisur punën për të krijuar një anti-virus i cili do i vijë në ndihmë të gjithëve.
Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit parashikojnë se Britania do të arrijë kulmin e saj në 17 Prill. Deri më tani virusi i ka marrë jetën 7.100 njerëzve dhe ka infektuar 55,000 të tjerë./revistawho.com