Lady Gaga tërheq sërish vëmendje me stilin e saj unik, fotografohet duke ecur me taka 30 centimetra të larta
Lady Gaga di mirë se si të ecë mbi taka dhe këtë e kanë vërtetuar edhe fotot e fundit të këngëtares që po bëjnë xhiron e rrjetit.
Dy ditë më parë, artistja është fotografuar duke ecur në rrugët e Nju Jorkut me një palë çizme të larta plot 30 centimetra, sipas “Page Six”.
36-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të zi të ngushtë që e tregonte mjaft elegante. Pavarësisht lartësisë së takave, ylli dukej mjaft e qetë dhe me shumë vetëbesim teksa hidhte hapat.
Lady e plotësoi pamjen e saj me një palë syze dielli, ndërsa flokët i kishte kapur pas.
Këngëtarja prej kohësh është një fanse e takave me platformë, që janë shumë të larta.
Në vitin 2020, ajo veshi një palë të tilla në tapetin e kuq të “VMA-së”.