La punën në bankë për të punuar në sektorin e pornografisë, nëna e divorcuar me dy fëmijë: Familja më mohoi dhe më quajti prostitutë
Një nënë e re e divorcuar ka lënë punën e saj në bankë për të fituar 80,000 paund si një pornostare, por disa prej anëtarëve të familjes nuk janë dakord me vendimin e saj.
Sipas “The Sun”, Alicia Sweets, 33 vjeç, u bë një vajzë e njohur në kanalin televiziv për të rritur, sepse ishte mërzitur nga puna e saj, nga e cila fitonte 18,000 paund në muaj.
Por, ky ndryshim nuk është mirëpritur nga familja e saj myslimane, pasi ata madje e kanë etiketuar vajzën e tyre si “prostitutë”.
“Tre net në javë, fillova një broadcast në një kanal televiziv, i cili transmetohej nga studioja ime private profesionale, të cilën e kam ndërtuar në një dhomë në shtëpi. Për rreth 8 orë gjatë natës, bisedoj me djem nëpërmjet mesazheve ose nëpërmjet telefonatave dhe ndonjëherë, mund të bëj edhe shfaqje private para kamerës gjithashtu”,- tha ajo.
“Gjatë një nate, unë fitoj rreth 450 paund, madje ndonjëherë edhe më shumë se kaq dhe jam një nga personat që fiton më shumë në kanal. Unë e kam bërë këtë për më shumë se një vit tani, që kur lash punën në bankë dhe më pëlqen gjithnjë e më shumë. Por e keqja është se zgjedhja ime në karrierë ka shkaktuar një dramë të madhe në familjen time të rreptë muslimane”,- shtoi ajo.
Por kjo nuk është e gjitha! “Duke u rritur në Leicester me një vëlla dhe dy motra, jeta ishte mjaft e vështirë. Nuk mund të them se kam pasur fëmijërinë më të lehtë dhe gjithmonë duhet të ndiqja rregulla të rrepta. Kurrë nuk më lejohej të dilja me fund të shkurtër apo e lyer me make up. Por unë gjithmonë isha shumë e pavarur dhe dëshiroja të vazhdoja rrugën time në jetë”,- rrëfeu Alicia.
“Në moshën 20-vjeçare, u largova nga shtëpia dhe shkova të jetoja vetëm gjatë kohës që isha në universitet. Studioja shumë gjatë javës dhe punoja gjatë fundjavave për të paguar faturat. Gjërat nuk dolën ashtu siç prisja. Unë u bëra nënë sa mbusha 20 vjeç, kështu që nuk mund ta mbaroja shkollën. Por kjo nuk ma hoqi dëshirën për një jetë të mirë. Unë doja që djali im, tashmë 11 vjeç, si dhe vajza, tashmë 8 vjeç, të kishin çdo gjë që dëshironin dhe unë do t’ua siguroja ato, sepse u ndava nga partneri”.
“Kjo është arsyeja që hyra të punoja në bankë. Fitoja 9 paund në orë. Por, nuk mund të mos bëhesha xheloze për vajzat që fitonin shumë më shumë në kanalet televizive për të rritur. Mendova me vete: ‘edhe unë mund ta bëj këtë’. Nuk isha e përgatitur për dramën e madhe që do të përjetoja në familje. Pasojat kanë qenë të tmerrshme. Më kanë etiketuar në mënyra nga më të ndryshmet, nga “lavire” deri tek “prostitutë”, por askush nuk ma thotë në fytyrë, vetëm në rrjete sociale dhe pas kurrizit tim”.
“Njerëzit madje u dërguan foto të miat me të brendshme vëllezërve. Njëri prej vëllezërve më dërgoi një mesazh, ku më shkruante se isha turpi i familjes, por nuk guxonte të ballafaqohej ballë për ballë me mua. Nuk flasim më me njëri-tjetrin. Megjithatë, mami dhe motra më flasin, edhe pse në fillim nuk më shihnin dot me sy. Tani jemi në vitin 2020 dhe më lejohet të bëj çfarë të dua me jetën time”.
“Bota ka ndryshuar dhe ka ecur përpara, dhe asnjë grua nuk mund të ketë frikë të bëjë atë që dëshiron ose të ndjekë pasionin e saj. Unë nuk jam në siklet për atë që bëj dhe as nuk kam frikë nga ajo që njerëzit mund të thonë. Dhe sigurisht, nuk kam asnjë arsye për të pasur turp. Unë jam një grua muslimane krenare! Jam krenare për atë që bëj dhe gjithashtu krenohem me pamjen time”.
“Një pjesë e punës është paraqitja, dhe kjo nuk është e lirë. Bëj manikyr dhe pedikyr 2 herë në muaj dhe kam bërë edhe trajtime me lazer për të hequr të gjitha qimet e padëshiruara. Jam me fat që kam lëkurë të mirë, prandaj nuk kam nevojë për botoks ose mbushës (filler). Por përdor herë pas here shirita për zbardhjen e dhëmbëve”.
“Shpenzim tjetër i madh është edhe pjesa e veshjeve që marr kur dal para kamerës. Pjesa më e mirë e punës time është fakti që kam kohë për të bërë shumë gjëra të tjera. Unë mund të punoj edhe 5 net në javë, por nuk zgjedh këtë, sepse nuk dua të dukem si një mumje gjatë ditës. Rrallë herë më ndodh të vesh diçka më shumë se tre herë”.
“Unë jam vajzë e arsimuar, inteligjente që kam zgjedhur të bëj një profesion fitimprurës që i përshtatet personalitetit tim. Jam tip i shoqërueshëm dhe më pëlqen të qesh. Po punoj gjithashtu nga shtëpia që është një tjetër plus i këtij profesioni. Frika ime më e madhe është që WiFi të mos funksionojë. Arsyeja e vërtetë përse e bëj këtë është që t’i jap familjes sime një të ardhme të qëndrueshme dhe të mirë. Nuk kam pse të ndjej turp, sepse po ofroj një shërbim ashtu siç bëjnë dhe të tjerët”.