Kylie Jenner konfirmon lindjen e vajzës që mbajti sekret, fansat preken me fjalët e 20 vjeçares
Pas një kohe të gjatë ku flitej për një shtatëzani të mundshme, Kylie Jenner u ktheu përgjigjje të gjitha pikepyetjeve të fansave të saj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj Instagram, Kylie ka njoftuar se është berë nënë e një vajze në datën 1 shkurt. Kylie shprehet se ka qëndruar larg kamerave për të shijuar cdo moment të shtatëzënisë së saj. “Kërkoj ndjesë që ju lashë në errësirë, por shtatëzënia ishte ajo pjesë e imja që unë nuk doja ta ndaja me botën. Unë duhet të përgatitesha për kërë rol që do të me shoqërojë gjithë jetën. E dija që fëmija do të ndjente çdo stres që do të vinte nga rrjetet sociale te unë, kështu që zgjodha të mos e bej. Kjo ishte eksperienca më e bukur që kam kaluar deri tani në jetën time. Falenderoj të gjithë miqtë, sidomos familjen time që e mbajtën këtë sekret timin. Vajza ime e bukur, dhe e shëndetshme, lindi në 1 shkurt, dhe unë nuk mund te prisja më pa e ndarë këtë bekim me ju. Ju falenderoj për mirëkuptimin”, shkruan Kylie në postimin e saj.20 vjeçarja solli në jetë nga lidhja me reperin Travis Scott.