Ky Vit i Ri quhet Oni Pustina, nga janari mund t’ju trokasë në derën e shtëpisë
Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” do te nisë transmetimin në muajin janar. Arbana Osmani dhe stafi i saj kanë nisur punën duke trokitur në dyert e familjeve shqiptare për t’i bërë ata të lumtur. Në faqen zyrtare të emisionit është publikuar spoti dhe mes postierëve vihet re prezenca e modelit dhe aktorit, Oni Pustina.
Modeli rikthehet në ekran si postier i “Dua të të bëj të lumtur” në Shqipëri, pas suksesit që pati në emisionin e Maria De Filipit në Itali vite më parë. Pas një mungese të gjatë në ekran, Oni rikthehet me këtë rol, që do të thotë se do të trokasë në dyert e atyre që do bëhen pjesë e surprizave të programit. Ai së bashku me postierët e tjerë do të jenë të parët që do të prekin emocionet e personazheve të ftuar.
Oni Pustina ka qenë edhe vitin e kaluar në puntatën e fundit të emisionit, si i përzgjedhuri i Arbana Osmanit për të surprizuar stafin. Ky ëshët angazhimi i tij i dytë në shoëbiz, pasi u kthye në Tiranë dhe krijimit të familjes. Pak kohë më parë e pamë në klipin e Jonida Maliqit me titull “N’errësirë”, ku shihej në një “romancë” buzë detit me këngëtaren.
Ish-modeli që bëri karrierë dhe mori famë të jashtëzakonshme në Itali, u shfaq sharmant në klip me thinjat e moshës. Prej vitesh, Oni qëndron larg vëmendjes mediatike pasi është përqendruar më shumë tek familja që ka krijuar nga martesa me ish-balerinën, Linda Poda. Pas disa viteve larg vëmendjes mediatike çifti që u njohën në “Dancing ëith the stars” tetë vite më parë tashmë janë prindër të një vajze. Oni dhe Linda kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë vëmendjes mediatike sidomos këto tre vitet e fundit, pasi mesa duke kanë dashur ta shijojnë në maksimum rritjen e fëmijës.
Ish-postieri i Maria De Filipit dhe balerina elegante e disiplinave latine u njohën gjatë spektaklit “Dancing with the Stars”. Nuk vonoi shumë dhe partneri skenik i Podës u bë partner jete. Që nga viti 2010, kur Oni fitoi spektaklin e parë të “Dancing with the stars Albania”, Linda la kërcimin dhe i përkushtohet profesionit të juristes, ndërkohë që Oni merret me biznesin e tyre në Tiranë./Panorama Plus