Ky është burri që Bleona Qereti do pranë vetes pas divorcit
Martesa e saj e parë me biznesmenin shqiptar Gani Bardha, ka përfunduar me divorc, megjithatë Bleona Qereti është në kërkim të dashurisë. Këngëtarja rrëfen se do martohet kur të gjejë partnerin ideal dhe ajo ka goxha kritere. “Dua të jetë i fortë, duhet të jetë burrë i fortë dhe i sigurt në vetvete. Dhe mbi të gjitha, të mos ma marrë shkëlqimin të më lejojë të shkëlqejë”. E pyetur nga nikoqiri i NIN-it Alaudin Hamiti nëse e ka gjetur personin që po e përshkruan, ajo ka thënë: “Po e kërkojmë, po e kërkojmë. Ka shumë burra të fortë që nuk ia lejojnë partneres të ndriçojë. Ky është problemi që unë kam me meshkujt, sado që janë të suksesshëm vet nuk e duan partneren të jetë më e suksesshme se ata”, shkruan Prive.