“Kushtoi 350 mijë euro”, Xuxi rrëfen historinë prekëse të vajzës së tij!
Gjatë një bisede me Gresën, banori më i ri i Big Brother Vip Kosova 3, Xuxi ka ndarë një histori prekëse lidhur me vajzën e tij.
“Ka problem me dëgjim, kur ka lind në klinikë private në 2006 e kanë infektu. Infeksioni i brendshëm ia ka dëmtu dëgjimin 100 përqind, kur i ka bo 11 mujë e kena marrë vesh. Thellësisht e shurdhër. Dhe jemi shku në Londër, atje ia kemi vendos implantin koklear, me tre vjet e gjysmë ka dëgju për herë të parë. Sot dëgjon përfekt”, tregoi Xuxi.
Ai bëri të ditur se aq sa ka pasur pasuri e ka harxhuar për vajzën, duke e përmendur shifrën 350 mijë euro.
Ndiqeni videon për më shumë detaje.
prive.al