Kush u pagua më shumë? U ftuan në emisionin italian, ja shumat marramendëse që morën Can Yaman dhe Demet Ozdemir për intervistën e tyre

Dy aktorët e famshëm turk Can Yaman dhe Demet Ozdemir që shkëlqyen në filmin e turk “Erkenci Kus”, u ftuan në emisionin italian “Verissimo” me moderatore Silvia Toffanin.

Por sa u paguan për intervistat e tyre dy yjet e kinematografisë turke?

Can Yaman dhe Demet Ozdemir arritën nivele të larta shikueshmërie në Turqi, Itali dhe Spanjë me filmin e tyre vitin e kaluar, duke u kthyer në aktorët më të preferuar.

Dhe sipas gazetave turke, Yaman u pagua 50.000 euro ndërsa kolegia e tij, me të cilën u përfol edhe për një lidhje, u pagua 30.000 euro për të marrë pjesë në program.

Gjatë emisionit, të dy konfirmuan se kanë qenë vetëm miq me njëri-tjetrin duke hedhur poshtë zërat se ishin në një lidhje dashurie.

Thashethemet për një romancë mes tyre nisën për shkak të kimisë së madhe që aktorët kishin në serial.

Demet deklaroi se kanë një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin, duke shtuar se Yaman është një njeri plot me vlera dhe se e do shumë, megjithëse nuk e shohin njëri-tjetrin shpesh.

Ndërsa Yaman u shpreh: “Ne jemi miq, do e them vazhdimisht se ajo është një person kaq i rëndësishëm, veçanërisht për mua. Shpresoj se do të punojmë sërish bashkë.”

/Panoramaplus.al