“Kush të rreh të do”, Chris Brown e vërteton shprehjen me urimin që i bëri Rihannës për 30 vjetor
E dini tashmë historinë e gjatë mes këngëtarëve Rihanna dhe Chris Brown, që dikur kanë qenë të dashur por historia e tyre pasionante përfundoi pasi ky i fundit ushtroi dhunë fizike ndaj këngëtares. Gjithsesi, ndonëse të ndarë ata gjithnjë kanë ruajtur ndjenja të veçanta për njëri-tjetrin, dhe nuk e kanë mohuar kurrë që mes tyre gjithmonë ka pasur dhe do të ketë kimi. Sot që Rihanna feston 30 vjetorin, Chris ka vendosur ta surprizojë publikisht duke vërtetuar shprehjen e famshme se “kush të rreh, të do”. Ai ka postuar një foto të Rihannë-s, kur ajo ka qenë shumë e vogël poshtë të cilës shkruan: “Gëzuar ditëlindjen!”. Sigurisht për Rihanna-n postimi i fotos, kur ajo ka qenë fëmijë duhet të ketë domethënie të veçantë ndaj dhe kjo e bën këtë urim shumë special, ndonëse pa përdorur ndonjë frazë romantike apo që mund të imagjinonin se ata janë rikthyer sërish. Për fansat e ish-çiftit të famshëm urimi dhe postimi i fotos së këngëtares nga Chris ishte një surprizë e vërtetë.