Kush ka një shoqe Gaforre ka një thesar, njihuni me 4 karakteristikat që e bëjnë shenjën më SPECIALE të horoskopit
Prej datës 22 qershor kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e tyre, mirëpo jeni të sigurt që dini gjithçka për Gaforren? Mund të jeni mike të ngushta prej shumë vitesh, mirëpo në një moment mund t’ju duket sikur nuk e keni njohur kurrë. Është më se normale e gjitha kjo, shoqet Gaforre janë të tilla.. të papara dhe speciale. Ja si t’i njihni ato.
1. Është shumë e ndjeshme: Mos ‘’guxoni’’ t’i thuash se je në pritje të ëmbël, apo që ke fituar bursën e studimit që prisje prej kohësh, pasi duhet kohë për ta qetësuar dhe fshirë lotët. Do t’i duket sikur po të humbet, që nuk do të shohë më dhe do të kujtojë të gjitha momentet që keni kaluar bashkë, d.m.th nga klasa e parë fillore deri tek zënka e para dy orëve në Messenger. Bëhu gati edhe për pllaquritje, d.m.th puthje e përqafime të njomura me lot, nuk ke ç’i bën, është e ndjeshme dhe pikë.
2. Nuk i pëlqejnë eksperimentet: Sapo ke parë që është hapur një restorant i ri tibetian (as ne nuk e dimë se çfarë është ) dhe do ta ftosh ta provoni. Joooo, po e themi ne para asaj. Gaforret janë besnike të vendeve apo trendeve që njohin prej kohësh dhe nuk janë aspak të gatshme të provojnë risitë që mund t’i ofrosh. E njëjta gjë vlen edhe për atë modelin e çuditshëm të flokëve që ke parë në Instagram. Shkurt fare, nuk do t’ia dijë.
3. Është shumë e kujdesshme dhe e rezervuar: Mos provo t’i flasësh për të dashurin tënd të ri apo ndonjë detaj që diskutohet mes vajzash, do të ngrihet menjëherë nga tavolina. Ose thjesht do të vendosë kufjet e do të të injorojë. Gaforres nuk i pëlqejnë temat ‘’tabu’’ dhe dëshiron gjithmonë të shesë një jetë dinjitoze tek të tjerët. Të jetë e vërtetë vallë?
4. Është e drejtpërdrejtë: Siç e thamë edhe më lart, Gaforrja është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për këto temat e ‘’turpit”, por gjithashtu shumë e drejtpërdrejtë. Nuk di t’i bijë nga Kina, por i thotë gjithmonë të vërtetat në sy, sado të pakëndshme qofshin ato. Është shumë e sinqertë në shoqëri dhe nuk bën pakte konformizmi për hir të miqësisë. Gjërat ose i pëlqejnë, ose nuk i pëlqejnë, nuk ka rrugë të mesme.
Burimi ”Cosmopolitan”