Kush është Shpati, banori i ri i Big Brother VIP

Një banor i ri iu shtua shtëpisë së “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme,. Ai quhet Shpat Kërleshi dhe është ish-basketbollist, gazetar dhe moderator. Shpati është nga Gjakova, por jeton dhe vepron në Prishtinë. Ai është prezantues në emisionin “Për ditë të mbarë” që transmetohet në RTV21. Shpati është shumë aktiv në rrjete sociale sidomos në Instagram e Tiktok ku nuk mungojnë fotot e videot e tij me trupin e palestruar. Në klipin prezantues, Shpati tha se do i sjellë energji e dashuri shtëpisë.