Kush është 39-vjeçari nga Tepelena që u vra mbrëmë në Athinë me 2 plumba në kokë
Një shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Greqi, pasi u qëllua me armë zjarri. Bëhet me dije se incidenti ndodhi jashtë një kafeneje, teksa sipas raportimeve të mediave greke, 39-vjeçari shqiptar u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele.
Në detajet e reja bërë publike për mediat autori i dyshuar pasi qëlloi mbi shqiptarin, u largua me një makinë të bardhë që po e priste aty pranë.
Viktima, mësohet se quhet Keli, dhe është me origjinë nga Tepelena, dyshohet se ishte pronar i kafenesë dhe atentati ndodhi jashtë biznesit të tij. 39-vjeçari, madje në lokalin e tij ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak të punës që bënte.
Ndërkohë që mësohet gjithashtu nga mediat e huaja se sipas dëshmive, autori e qëlloi viktimën të paktën gjashtë herëteksa viktima mori plumba në kokë dhe bark.
Deri tani është mësuar se shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh./Opinion.al