“Kurrë s’kam menduar se do të fejohem me dikë që ka hedhur topa për të jetuar”- Aktorja konfirmon romancën e re me Aaron Rodgers

Shailene Woodley ka konfirmuar fejesën e saj me Aaron Rodgers.

Ylli i “Big Little Lies”, 29 vjeç, e cila u takua me qendërmbrojtësin e “NFL” gjatë pandemisë së koronavirusit ka zbuluar se ata kanë pak kohë që janë fejuar, shkruan “Mirror”.

Ajo e quajti lojtarin 37-vjeçar të “Green Bay Packers” “një qenie njerëzore e pabesueshme”, por pranoi se nuk priste të dashurohej me një atlet dhe madje nuk ka marrë pjesë në asnjë nga lojërat e tij.

Teksa fliste për “Tonight Show”, Shailene tha:

“Për ne, nuk është një lajm i ri. Të gjithë po çmenden pas këtij lajmi, ndërkohë që ne mendojmë: ‘po, ne kemi qenë të fejuar për një kohë”.

Aktorja tha me shaka se nuk priste të dilte me një atlet kur të rritej.

“Unë kurrë nuk kam menduar se do të jem e fejuar me dikë që ka hedhur topa për të jetuar. Por ai është me të vërtetë shumë i mirë në këtë fushë. Ne u takuam gjatë kohës së pandemisë dhe të gjitha stadiumet janë të mbyllura, prandaj une ende nuk kam shkuar në asnjë ndeshje të tij”,- tha ajo.

Konfirmimi në fjalë vjen disa javë pasi një burim për “People” bëri me dije se dyshja ishte bashkë dhe madje marrëdhënia kishte shkuar në një tjetër nivel.

Rogers më parë ka qenë i lidhur me sportisten Danica Patrick, me të cilën u nda korrikun e vitit të shkuar, pas dy viteve bashkë.

Nga ana tjetër, Woodley pati së fundmi një lidhje me Ben Volavola-n, sërish sportist, të cilin e njohu në Fiji.