“Kur t’ju bien fillerat do të shohim fytyrat e vërteta”, Enca ka një mesazh për vajzat pas përfundimit të periudhës së karantinës

Në një periudhë kur duket sikur gjithçka ka ndaluar, kur shtëpia është vendi më i sigurt për të qendruar, mes lajmeve të trishta që po lexojmë e dëgjojmë çdo ditë, të gjithë jemi dakort në një pikë: na duhet më shumë frymë pozitiviteti. Dhe këtë e mundësojnë edhe më mirë notat e humorit.

Këtë herë ka qenë radha e Encës për të ngritur një ‘alarm’ lidhur me atë që pritet të ndodhë pas periudhës së karantinimit. “Kur të kalojnë këto kohët e karantinës dhe t’ju kenë rënë fillerat do ju shohim fytyrat e vërteta”, ka shkruar Enca, duke shtuar disa ikona të qeshurash. Dhe, përpara se mediat ‘online’ dhe fansat të aludojnë se për cilën nga vajzat e njohura e ka patur Enca, kjo e fundit i ka paraprirë çdo lajmi të mundshëm.
0275A3FB-43A0-475E-88DB-0DE6A3B064BC

“Asgjë personale, betohem për Zotin, vetëm për humor, sepse një ditë mund të bëj filler edhe unë vetë”, ka sqaruar Enca më poshtë. Pavarësisht humorit, kjo edhe mund të ndodhë, për aq kohë sa karantina bën të vetën… /News31.al