“Kur do martohesh se na ngele në derë”, Greta Koçi i përgjigjet fanses: Të ka marrë lumi…

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Greta Koçi, ka vendosur së fundmi që të bashkëbisedojë me fansat e saj nëpërmjet pyetje-përgjigje në “Instastory”.

Pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet, ku fansat duket se janë kuriozë për të ditur se kur do të publikojë këngën e saj më të re, por gjithashtu duan të dinë edhe detaje për jetën privat.

“Kur do martohesh se na ngele në derë. urime për çdo gjë që ke arritur në jetë”, i shkruan një ndjekës.

Greta-Koci-2

“Të bësh zgjedhje të “gabuar” atëherë jo që ke ngel në derë po të ka marrë lumi fareee. Kurse të jetosh jetën meshëndet, me punë dhe plot sukses deri sa të vij personi i duhur, kjo është arritje. Përqafime!”, shkruan këngëtarja.

Greta-Koci-3

Nga përgjigja, duket se Greta ende nuk ka vendosur të martohet e të krijojë familje pasi nuk ka gjetur personin e duhur.