Kur është mosha ideale që një femër të ngelët shtatzënë? Përgjigjet mjeku
Mjeku Obstetër-Gjinekolog, Nikita Manoku hedh poshtë mitin se një femër duhet të mbetet shtatzënë para moshës 30 vjeç.
I ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, mjeku thotë se natyra e pjek njeriun që në moshën 12-13 vjeçare, çka bën që mund të mbeten shtatzënë që në këtë moshë.
Por sipas tij, me evolucionin e shoqërisë dhe me rritjen e kushteve çiftet kanë filluar të krijojnë shtatzëni në një moshë më të rritur.
Pjese nga intervista
Pyetje: Ka ndonjë moshë biologjike për femrat, që do ta konsideronit ideale për të mbetur shtatzëna?
Nikita Manoku: Unë do të përgjigjesha me një pyetje tjetër. Natyra i ka dhënë shansin njeriut duke i sjellë pubertetin në moshën 12-13 vjeçare. Nëse natyra të pjek në këtë moshë mundësia e shtatzënisë fillon në këtë moshë. Por shoqëria ka vënë rregulla dhe ka ndryshuar rrjedhën e mbetjes shtatzënë. Me evolucionin e shoqërisë, me rritjen e kushteve çiftet kanë filluar të krijojnë shtatzëni në një moshë më të rritur
Pyetje: Kemi dëgjuar që mirë është qe fermat të mbeten shtatzëna para se të bëhen 30 vjeç
Nikita Manoku: Në mënyrë absolute jo. Gjithçka varet nga sistemi nervor. Ka evoluar jetëgjatësia, evolucion psikik dhe është ky faktori kryesor.