“Kur ëndrrat bëhen realitet”, moderatorja e njohur shtatzënë për herë të parë

Ata janë padyshim një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, të pandashëm që në kohën kur marrëdhënia e tyre nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Po flasim për moderatoren Einxhel Shkira dhe Dj Dagz që sot kanë ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur që mund të jepnin ndonjëherë: Einxhel është shtatzënë dhe kjo video e këto fjalë i thonë të gjitha.

Nga ana tjetër Einxhel nuk e ka zbuluar gjininë e bebit dhe tani jemi gjithë sy e veshë për ta marrë vesh. Shumë urime çiftit!