Kujtimi përcillet mes kujtimesh!

Arti shqiptar sot është në zi. Artisti i mirënjohur Kujtim Prodani u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare pas betejës me Covid-19, virusit të cilit i kushtoi dhe këngë. Kujtim Prodani vinte nga një familje artistësh, djali i Anita Takes dhe Agim Prodanit.

Kujtimi ka rrëfyer se ndarja nga jeta e nënës së tij shkaktoi një boshllëk të madh dhe shtëpia sot e kësaj dite i jepte aromën e saj. Ndërsa për të atin, Kujtimi tregonte se kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë e ka qenë pikërisht Agimi që e kishte shtyrë drejt muzikës së vërtetë.

Ndarja nga jeta e artistit ka lënë një hidhërim të thellë jo vetëm tek të afërmit, miqtë, kolegët, por edhe tek publiku që prej vitesh dëgjon këngët e tij.

Shumë ngë artistët kanë shprehur dhimbjen e ndarjes nga jeta të Prodanit përmes postimeve në rrjete sociale.