Kryeministri i Rusisë i dhuroi lule, Elhaida Dani flet për mbrëmjen e veçantë
Ajo është pjesë e shfaqjes “Katedralja e Parisit”, që luhet në Pallatin e Kremlinit. Elhajda Dani ka një nga rolet kryesore atë të Esmeraldës, ndërkohë që është ndjerë e nderuar nga kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë lulesh. “E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, Z.Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!” ka shkruar Elhaida në postimin e saj.