Kryeministri nxjerr video duke pirë verë, rrjeti e tall keq!

Kryeministri Edi Rama është bërë objekt talljeje nga komentuesit në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje ku shfaqet duke pirë verë. Pas largimit të Nasip Naços nga LSI drejt PS-së, në rrjetet sociale është publikuar një video, ku tregohet interesi i kryeministrit Edi Rama për ta bërë atë pjesë të “Rilindjes”.

Pamjet tregojnë kryeministrin dhe ish-ministrin e LSI-së Lefter Koka duke ftuar Nasip Naçon pranë “Rilindjes”.  Në ftesën e tij, kreu i qeverisë nuk rezervohet në lëvdatat për ish-ministrin e drejtësisë. Në video dëgjohet Edi Rama tek thotë: “Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë? Kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Pi njeriu një gotë verë, apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik”.

Lefter Koka ndërhyn duke i thënë: “ Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…” “Jo mo kurajë ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…! O Nasip, na jep ndonjë gotë verë, ose më mirë raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të përshëndesim vëlla!” thotë Kryeministri. Por në rrjetet sociale ka plasur tallja keq ndaj tij, pasi i kanë bërë një montazh ku në vend të Nasipit i shfaqet kantautori Aleksandër Gjoka, në videon virale ku i drejtohej Ramës me fyerje e sharje pasi ka zhgënjyer popullin me keqqeverisjen e tij.